Friday, May 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPrej nesër vazhdon shtypja dhe dhënia e letërnjoftimeve

Prej nesër vazhdon shtypja dhe dhënia e letërnjoftimeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në mbledhjen e sotme të 100 ka informuar se rregulli nënligjor në lidhje me dhënien e formularëve për letërnjoftimet e reja do të publikohet që ditën e sotme në “Gazetën Zyrtare”, dhe me këtë do të mundësohet të fillojë shtypja dhe dhënia e letërnjoftimeve të qytetarëve sipas kërkesave të tyre të parashtruara.

Siç theksohet në kumtesën e Qeverisë, mbledhja e sotme ishte me pikën e vetme të rendit të ditës në të cilën ishte shqyrtuar Informacioni për tejkalimin e situatës aktuale në lidhje me dhënien e formularëve të letërnjoftimeve të reja.

Në mbledhje Qeveria e obligoi ministrin që t’i ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme për miratimin e rregullit nënligjor sipas autorizimit nga Ligji për letërnjoftime dhe ta harmonizojë me dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve me çka mundësohet dhënia e pandërprerë e formularëve për kërkesë për dhënien e letërnjoftimit, formulari i vërtetimit për kërkesë të parashtruar për dhënien e letërnjoftimit, formulari për letërnjoftimin, procedura për dhënien dhe zëvendësimin e letërnjoftimit, si dhe mënyra e mbajtjes së evidencës për letërnjoftime të dhëna.

Spasovski, siç bëhet e ditur, i informoi kryeministrin dhe ministrat se rregulli nënligjor do të publikohet deri në fund të ditës në “Gazetën Zyrtare” dhe se prej nesër do të mundësohet shtypja dhe dhënia e letërnjoftimeve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments