LAJM I HIDHUR: Ndërron jetë Mixhair Musai, intelektuali dhe veprimtari nga Frëngova e Strugës

0
166

Njê lajm i hidhur për Strugën dhe më gjerë.

Ndërron jetë në moshën 58 vjeçare Mixhair Musai, intelektuali dhe veprimtari i njohur nga Frëngova e Strugës.

Mixhair Musai ishte me profesion ekonomist i cili ishte punonjës nê Spitalin e Eshtrave në Ohër.

Ky ishte një lajm i hidhur për familjen dhe miqtë e tij të ngushtë pasi ishte njeri shumë i dashur dhe shumë human për shoqërinë.

I ndjeri ishte edhe këshilltar pêr disa vite në Kuvendin Komunal të Strugës.

(Struga Ekspres)