Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNesër në Maqedoninë e Veriut nisin masat e reja për mbrojtje nga...

Nesër në Maqedoninë e Veriut nisin masat e reja për mbrojtje nga Covid-19

Masat e reja kundër përhapjes së Kovid 19 do të hyjnë në fuqi nesër. Por gastronomët nuk janë gati për t’i zbatuar ato në kafene dhe restorante. Sipas kryetarit të Odës së Pavarur të Gastronomëve, Zdravko Josifovski, mungojnë rregullat e duhura se kush duhet të kontrollojë. Nga ana tjetër, Josifovski thotë se gastronomët nuk kanë as kushte, as mundësi, as staf adekuat për të kryer këtë funksion.

Ajo me të cilën përballen shumica e gastronomëve është ajo se asnjë nga stafi ekzistues që punon aktualisht, qoftë menaxher, pronar, kamerier apo banakier, nuk dëshiron ta marrë rolin e të qenit roje në objektin gastronomik i cili do t’i inspektojë personat që vijnë nëse janë ose jo të vaksinuar. Asnjë person i tillë nuk është i varur në varëse që ne të mund t’i telefonojmë dhe t’i themi se nga nesër duhet të vish në punë”, tha Zdravko Josifovski, kryetar i Odës së Pavarur të Gastronomëve.

Masat e reja parashikojnë kontroll të detyrueshëm të certifikatave të vaksinimit gjatë hyrjes në çdo objekt në ambient të hapur, ku ka më shumë se 30 persona, por edhe lloje të tjera të ngjarjeve të hapura. Dy ditë më parë, Qeveria lehtësoi masën me të cilën, përveç atyre të vaksinuarve dhe atyre që e kanë tejkaluar Kovid 19, me afat jo më të gjatë se një muaj e gjysmë, mund të hyjnë në ambientet e gastronomisë. Për Josifovskin, numri i lejuar në objektet gastronomike është gjithashtu problematik.

Deri në 30 persona vizitë në objektet gastronomike nuk jeni të detyruar të keni mbajtës të rendit. Nëse objekti gastronomik ka më shumë se 30 mysafirë, a jeni të detyruar? Kur do të zbatohet kjo? Për momentin, ne nëse kemi një objekt gastronomik që ka kapacitet prej 50 mysafirësh, dhe hyjnë 20 mysafirë, a jemi të detyruar të kemi mbajtës të rendit? A do të thotë kjo duhet t’i kontrollojmë 20 personat e parë nëse kanë certifikata?”, theksoi Zdravko Josifovski, kryetar i Odës së Pavarur të Gastronomëve.

Pesë ditë më parë, Ministria e Ekonomisë i paralajmëroi masat e reja. Por nga atje nuk japin më shumë detaje rreth çështjeve që i shqetësojnë gastronomët- si do të duket kontrolli në terren. Po nëse personeli në objektin gastronomik nuk është i vaksinuar? Apo si do të kontrollohet vërtetësia e certifikatës dhe a nënkupton kjo identifikim të qytetarëve me dokument të identifikimit personal?

Ndërkohë kryeministri Zaev tha se nesër do të mblidhet shtabi koordinues ku do të shqyrtohen të gjitha aspektet dhe sugjerimet.

Çdokush ka të drejtë të vendos a do të vaksinohet apo jo, por shteti duhet të mbajë llogari për shëndetin kolektiv. Nëse unë nuk e pranoj vaksinën dhe hyj në një vend me mbi 30 persona, rrezikoj të gjithë 29 persona që të infektohen nga unë. Këtu është shqetësimi i shtetit për shëndetin kolektiv”, theksoi Zoran Zaev, kryeministër.

Qytetarët pa certifikatë që do të shfaqen për kafe, drekë, koncert apo festë, ku janë të pranishëm më shumë se 30 persona, do të gjobiten me 250 euro. Gjoba për pronarin e objektit, nga ana tjetër lëvizë nga 2.500 deri në 30.000 euro në varësi të madhësisë, ndërsa veç kësaj, me 1.500 euro do të gjobitet edhe personi përgjegjës. Të miturit nuk janë të përfshirë nga këto masa.

ALSAT

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!