Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTeuta Arifi infektohet me koronavirus

Teuta Arifi infektohet me koronavirus

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi përmes profilit të saj në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka rezultuar pozitive me Covid-19, transmeton Alsat. Siç shkruan Arifi, ajo ka vendosur të testohet pasi ka pasur temperaturë dhe dhimbje të eshtrave.

“Dje pas disa shqetësimeve të lehta shëndetësore, u testova dhe rezultova pozitive ndaj Covid-19. Duke respektuar protokolet shëndetësore, në ditët në vijim do të qëndroj në vetizolim duke marrë terapinë e nevojshme”, ka shkruar Arifi.

Arifi ka njoftuar se është e vaksinuar me dy doza të vaksinës, tash e më tepër se në muaj.
“Edhe pse para me shumë se 1 muaj e gjysëm pranova dozën e dytë të vaksinës, virusi është ende mes nesh dhe mund ta prekë gjithësecilin! Falë vaksinimit deri më tani kam vetëm simptoma të lehtë, andaj inkurajoj të gjithë qytetarët që sa më shpejtë të vaksinohen!”, ka shkruar mes tjerash Arifi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments