92 pacientë me kovid-19 janë regjistruar në vend nga 330,000 qytetarëve të rivaksinuar, informoi sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce. Sipas tij, kjo është një përqindje e vogël, e cila tregon efektivitetin e vaksinave.
“Kjo do të thotë që përqindja e njerëzve të infektuar të cilët janë rivaksinuar është me të vërtetë shumë e vogël, rreth 0,02%, që është një provë tjetër se sa e dobishme është vaksina dhe apeloj përsëri, të gjithë qytetarët të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra e vetme për të dalë nga pandemia ”, tha Filipce, duke shtuar se në periudhën e ardhshme fushatat e vaksinimit do të vazhdojnë dhe përpjekjet që punonjësit në shkolla dhe kopshte të imunizohen plotësisht, përpara se të fillojë viti i ri shkollor.