E dhimbshme/ Nënë e bijë nga Kosova humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

0
16

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e së dielës në autostradën Bregana-Lipovac afër Slavonski Brod.

Mësohet se në mesin e dhjetë viktimave janë edhe dy gra nga familja Binakaj, komuna e Gjakovës.

Viktimat ishin nënë e bijë dhe po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë bashkë me 65 pasagjerët tjerë që ndodheshin në autobusin e Deva Tours.

Përveç dy viktimave të lartpërmendura, edhe shoferi që humbi jetën në aksident ishte po ashtu nga Gjakova.