Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëPamje nga aksidenti tragjik në Kroaci, ku vdiqën 10 persona në autobusin...

Pamje nga aksidenti tragjik në Kroaci, ku vdiqën 10 persona në autobusin e Kosovës (FOTO)

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në Kroaci, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 10 persona e janë lënduar rreth 30 të tjerë, raporton Express.

Sipas gazetës kroate Jutarnji.hr, autobusi vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.

Njëri nga udhëheqësit e policisë në vendin e ngjarjes ka rrëfyer për rastin.

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është ndër aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha Galic.

“Situata është shumë e vështirë dhe ka ende numër të madh të pasagjerëve që iu kërcënohet jeta brenda në autobus”, tha zëdhënësi i policisë.

“Shkaqet e aksidentit mund të merren me mend tani për tani, por asgjë definitive nuk mund të thuhet”, thonë autoritetet kroate.

Më poshtë gjeni pamje nga vendi i aksidentit:

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments