Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI për 20 vjet rresht ka qenë shembull i komunave të ndotura,...

BDI për 20 vjet rresht ka qenë shembull i komunave të ndotura, “të plehrosura”, pa ujë, pa asfalt e pa ndriçim

Lebit Murtishi

Të mos ishte tragjedia, kjo do ishte komedia më e bukur

20 vjet rresht kanë qenë partia e klientelizmit.
20 vjet rresht kanë qenë shembull i komunave të ndotura, me fjalë të tjera “të plehrosura”, pa ujë, pa asfalt e pa ndriçim.
20 vjet kanë dështuar në krejt resorët që i kanë drejtuar dhe, pos aferave të korrupsionit, nuk kanë lënë gjë tjetër.
20 vjet i kani shërbyer herë Gruevskit, herë Zaevit e bile edhe Tarçullovskit.
20 vjet kanë prodhuar 300 mijë shqiptarë të shpërngulur, 500 mijë të tjerë të varfër, ndërsa vetë janë bërë milionerë.
20 vjet kanë mashtruar, i kanë thyer premtimet dhe kurrë nuk janë skuqur.
20 vjet kanë qenë sinonim i të zezës ndër ne.
Dhe, sot – në një ditë të bukur qershori – gdhihen në mëngjes me idenë “të bëhemi parti e gjelbër”.
Sikur të mos ishte tragjedia që e kanë prodhuar dhe e cila matet me shifra, kjo do ishte gallata më e bukur e këtij viti.
Por, duke i ndërmendur shifrat e tragjedisë, kjo nuk është as komedi.
Për mua janë storje e përfunduar, libër i lexuar dhe mall i njohur qëmoti, por vërtet është për keqardhje sa larg ka vajtur paturpësia – as flokët e bardha e as vitet e shkelura nuk e bëjnë njeriun të skuqet dhe mos të tallet në këtë mënyrë me këtë popull të nëpërkëmbur e të përvuajtur.
Thjesht, tash dhimbja dhe poshtërimi ka ngjyrë të re – jeshile. Vetëm kaq.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!