Në vend të kafeneve, muzikantët instaluan sot skenën dhe pajisjet e tyre me instrumentet muzikorë para ndërtesës së qeverisë në Ilindenska. Dhe në vend të muzikës live dhe asaj rok, muzikantët vendosën të vajtojnë sot, sepse janë të shqetësuar për ekzistencën e tyre. Në shenjë revolte, ata në altoparlantë lëshuan marshin post mortor.
Muzikantët nuk mund ta kuptojnë pse muzika live lejohet në objektet që organizojnë dasma, dhe jo në objektet e tjera gastronomike.
“Nuk mund të ulen në një tryezë duke folur me gojën plot dhe duke ngrënë nga e njëjta sallatë 6 njerëz, dhe kjo të mos jetë problem për Komisionin e Sëmundjeve Infektive, ndërsa një muzikant që luan në një cep me violinë ose DJ, të jetë kërcënim i tmerrshëm për shëndetin e klientëve”.
Muzikantët kërkuan nga pushteti ta ndryshojë këtë vendim, sepse sipas tyre, është diskriminues dhe t’i pranojë protokollet për të luajtur në lokale, që ata i dorëzuan në qeveri disa muaj më parë. Për më tepër, mendojnë se është në rregull tu shpjegohet pse u mor vendim për të pasur muzikë në dasmë, dhe jo në një restorant të zakonshëm.
“Nëse donin ta zgjidhnin problemin tonë, mund të miratohej protokoll i thjeshtë, dhe të vendosej një pleksiglas para nesh, dhe ne automatikisht nëse do të ishim burimi i pandemisë ose epidemisë, do të zgjidhej problemi. Ose mund të na vaksinojnë, sepse ne jemi veprimtaria e vetme që është 100 për qind e ndaluar”.
Muzikantët u mbështetën gjithashtu nga Oda e Pavarur e Gastronomëve, e cila konsideron se protokollet për funksionimin e objekteve të gastronomisë janë të palogjikshme, dhe qeveria nuk mund të vendosë se ku mund të luhet muzikë, dhe ku do të ndalohet të luhet live.