Një punëtor ndërtimi, D.V. (64) nga Shkupi me lëndime të rënda trupore është sjellë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Siç bëri të ditur MPB-ja, ngjarja është paraqitur dje në orën 15.30 në SPB Shkup.
“Nëpunësit e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë biseduar me D.V., i cili ka deklaruar se rreth orës 15.00, derisa ka punuar në një objekt në ndërtim në rajonin e Qendrës, ka rrëshqitur dhe ka rënë nga lartësia”, theksojnë nga MPB-ja.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës.