Bashkësia Lokale-Ladorisht
REAGIM
Ndaj situatës të krijuar me tendencat për vjedhje dhe vjedhjeve të ndodhura këto ditë në f. Ladorisht.
Ndodhit e fundit kanë tronditur dhe frigësuar banorët e fshatit, të cilët shprehen të shqetësuar dhe ndihen jo të sigurt në shtëpit e tyre nga këthimi i vjedhjeve në fshat, aq më tepër se vjedhje dhe tendencë për vjedhje ka pasur pranë rrugëve kryesore që lidhin fshatin Ladorisht me qytetin e Strugës dhe Ladorishtin me fshatin Shum dhe Zagraçan.
Shqetsimin e njëjtë e ndien edhe Bashkësia Lokale e cila apelon te të gjith banorët e fshatit të jenë vigjilent dhe xhdo lëvizje të dyshimtë në fshat ta lajmërojnë në organet kompetente (Polici), ndërsa nga SPB – Strugë Bashkësia Lokale kërkon: zbardhjen sa më të shpejtë të rasteve dhe lëvizje më të shpeshta në fshat të policisë me qëllim këthimin e jetës normale dhe ndalimin e vjedhjeve të tjera.
Ky reagim i dëegohet SPB-Ohër, Struga Ekspres dhe StrugaLajm
Me respekt: Bashkësia Lokale Ladorisht
Kryetar
Xhevdet Dauti