Sot më 03.06.2021 në objektin e myftinisë u organizua një takim zyrtar mes myftinisë, policisë, Qendrës për Punë Sociale dhe Kishës. Në këtë takim prezent ishin, myftiu i Strugës Mr. Salim Ef. Sulejmani me stafij e tij, komandanti i policisë së Strugës, Abdulkerim Kamberi, zv. komandanti Pero Jovanovksi dhe përfaqësuesi i Kishës ” Shën Gjergji” në Strugë, prifti Vasko. Qëllimi i këtij takimi ishte problemi me lypsarët e rrugëve të cilët janë shndërruar në një problem madhor në qytetin e Strugës. Vendimi ishte që bashkërisht keto institucione të veprojnë kundër një keqpërdorimi të tillë që bëhet nga njerez tjerë. Myftinia e Strugës apelon tek xhemati i saj të dallojnë sadakanë e vërtetë dhe lypsarët që keqpërdorin dhe keqëpërdoren. Së shpejti do të mbahet edhe takimi i rradhës.