Sot më 03.06.2021 Kryetari i komunsës së Strugës, Z. Ramiz Merko vizitoi myftininë Strugës ku u prit nga myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani me bashkëpunëtorët e tij. Qëllimi i kësaj vizite ishte dhurimi i një kombeje për shërbime funerale. Myftiu i Strugës falënderoi përzemësisht kryetarin e komunës por edhe subjektet që kontribuan në këtë vepër humane për institucionin fetar e cila ishte e nevojshme për një dhurat të tillë. Lusim Zotin e Madhërishëm që bamirësëve tu japi shëndet dhe ti shpërblejë me të mirat e Tijë.
Myftinia e Strugës