Lehtësimi i masave i miratuar nga Qeveria, nuk ka bindur drejtorët e shkollave fillore të sjellin vendim për të lejuar organizimin e mbrëmjes së gjysmë maturës për nxënësit që përmbyllin arsimin fillor. Drejtori i shkollës fillore “Petar Zdravkovski Penko” Enis Memeti tha se nuk duan të jenë shkaktar të përhapjes së virusit në rast se lejojnë organizimin e mbrëmjes së gjysmë maturës. Pavarësisht këtij vendimi të drejtorisë, nxënësit e klasave të nënta kanë vendosur ta organizojnë këtë mbrëmje, sepse siç thonë ata është kujtimi I fundit nga arsimi fillor.
“Do ta bëjmë një mbledhje të vogël edhe do ta shënojmë semimaturën, pak a shumë. Në një restoran, do të organizohemi, do të mbledhim para. Gjithë kemi dëshirë se ky është një kujtim që do të na mbetet në vitet e ardhshme, gjithçka që do të na mbetet prej gjithë shkollës fillore deri në klasën e nëntë besoj që do të jetë ky organizim”.
“Mendoj se është dashur të bëhet një organizim mirëpo edhe I kuptojmë për shkak të pandemisë, prandaj ne I kemi mar të gjitha përsipër. Planifikohet të bëhet te Nju Stari, të shtunën, I kemi ftu të gjitha gjeneratat. Momentalisht jemi 83, presim përgjigje edhe prej klasave tjera”.
Përveç angazhimeve rreth mbrëmjes, nxënësit tashmë edhe në hall se çfarë veshje të blejnë për këtë mbrëmje.
“Jemi bë gati,pak si shpejt po ja kemi arrit. Ne jemi shumë të vegjël për ta organizu vet semimaturën, kështu ishte fati, duhet të pajtohemi me këtë. Jemi gati për gjihçka, vetëm me festu bashkë, diçka për në fund sepse jemi klasa e nëntë edhe më nuk do të shihemi”.
“Sa mendon të shpenzosh për këtë mbërmje? Nuk ja vlen të shpenzojmë aq shumë sepse ne jemi semimaturantë, do të shohim”.
Për dallim të gjysmë-maturantëve, maturantët e shumë shkollave të mesme tashmë kanë festuar përmbylljen e arsimit të mesëm. Shumë prej tyre, mbrëmjen e maturës e organizuan jashtë vendit përmes organizimit të ekskursioneve private.
Melihate Rustemi.