Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiin7: Aleanca dhe Alternativa do të garojnë në Strugë me kandidat nga...

in7: Aleanca dhe Alternativa do të garojnë në Strugë me kandidat nga diaspora

Koalicioni i partive opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa po shqyrton seriozisht garimin në zgjedhjet lokale me kandidatë nga diaspora, në të paktën tre komuna. Siç ka arritur të mësojë in7, aktualisht po bëhen edhe anketimet më të detajuara brenda për brenda, me qëllim që në fund të dalin me kandidatin më të përshtatshëm. Edhe pse ende nuk kanë nisur bisedimet konkrete mes dy komisioneve të të dy partive në koalicion, për t’i ndarë komunat dhe kandidatët e mundshëm, jozyrtarisht mësohet se për tre nga komunat ku do të garojnë, kanë një pajtim të përgjithshëm se duhet të dilet me kandidat nga diaspora. Kjo duke e patur parasysh edhe profilin e kandidatëve që janë duke u konsideruar dhe karakteristikat e atyre komunave, shkruan in7.

Komunat për të cilat ka një pajtim brenda koalicionit për kandidat të mundshëm prej diasporës janë: Kërçova, Struga dhe Tearca.

“Kemi analizuar disa emra konkretë sidomos për Strugën dhe Kërçovën, ndërsa seriozisht bëjmë analiza edhe për Tearcën ku kemi dy kandidatë potencialë, të cilët veprojnë me sukses në mërgim. Nuk do t’i përmend emrat për arsye strategjie, por duhet ta dini se do të jenë emra me shumë potencial në aspektin e menaxhimit, persona të ndershëm dhe shumë të suksesshëm në veprimtarinë e tyre”, thotë për in7, burim i lartë partiak.

Para disa javëve edhe Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi në një debat me Kreshnik Bekteshin nga Bashkimi Demokratik për Integrim, i bëri ofertë këtij të fundit për të dalur me një kandidat të përbashkët nga diaspora për Kërçovën. Mehmedi ia kujtoi Bekteshit se pikërisht diaspora shqiptare është faktori kryesor që Komuna e Kërçovës drejtohet nga një shqiptar, prandaj pse jo, sipas tij, të mos nxirret një kandidat nga diaspora. Kjo do të tregonte edhe respektin dhe qëllimin e mirë të politikës shqiptare këtu ndaj mërgimtarëve shqiptarë, të cilët sa herë që paraqitet nevoja dinë të jenë aty për çdo aksion me karakter kombëtar.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen diku në muajin Nëntor të këtij viti, ndërsa për herë të parë në zgjedhje, do të përdoren aparatet për identifikim përmes shenjave të gishtërinjve (fingerprint). Aktualisht po zhvillohet procedura për furnizim me numrin e nevojshëm të këtyre aparateve. Kjo shihet si një “ogur” i mirë për demokracinë në vend, duke shmangur edhe dyshimet më të vogla për keqpërdorim të procesit zgjedhor./in7.tv/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!