Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShumë vrasje të kohëve të fundit mbeten të pazbardhura, MPB-ja thotë se...

Shumë vrasje të kohëve të fundit mbeten të pazbardhura, MPB-ja thotë se vazhdon hetimet

Vrasjet në Fushë Topanë dhe Butel ende nuk janë zbardhur. Brenda një muaji, u vranë katër persona. Autorët e tyre nuk dihen, pra, asnjë i arrestuar për këto vrasje. Nuk ka asnjë gjurmë të autorëve të vrasjeve në Fushë Topanë, ku 28- vjeçari Afrim Berisha dhe 24-vjeçari Burim Vardar u qëlluan për vdekje në makinë. Megjithëse video mbikëqyrja ishte kontrolluar në këtë rast, deri më tani ka informacione në lidhje me persona dhe automjete, ndërsa dëshmitarët okularë dhe personat që mund të kenë lidhje me rastin janë marrë në bisedë informative. Policia ende nuk ka treguar nëse ka ndonjë të dyshuar për vrasjen e dyfishtë në pikën e karburantit në Fushë Topanë. Policia është ende duke punuar për të zbuluar motivet e sulmit që ndodhi tre javë më parë në lagjen Butel, ku u vra 43-vjeçari Kamber Idrizi dhe nipi i tij 24-vjeçar u plagos rëndë ku më pas vdiq si pasojë e plagëve të marra.

“Jemi duke punuar në pastrimin e rasteve”, thonë nga MPB-ja.

Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, po punohet në disa pista hetimi në Butel. Më e besueshmja është ajo që lidhet me konfliktin e armatosur dy vjet më parë, kur një grup i armatosur hapi zjarr ndaj personave që qëndronin në një hotel në Shkup.

Igor Stefanovski/Alsat-M

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!