Në këto ditë të vështira nëpër të cilat po kalon vendi ynë, për shkak të përhapjes së virusit Korona, të ndihmosh ata që kanë nevojë është gjëja më e mrekullueshme që mund të bëjnë njerëzit.
Tani kur jemi edhe në prag të fillimit të muajit të Ramazanit, një vendim të këtillë fisnik për ti ndihmuar nevojtarët e ka marrë edhe furra e bukës “ Elita” në Gostivar, kjo falë një donatori anonim nga fshati Vërtok, që ka marrë përsipër të paguaj bukët për të gjithë ata të cilët për shkak gjendjes së rënduar ekonomike në këtë situatë nuk kanë mundësi t’i blejnë.
Televizioni Globi informon të gjithë ata që duan të furnizohen me buk gjatë gjithë muajit të Ramazanit, këtë mund ta bëjn te furra e bukës Elita në Gostivar, që gjendet përballë kuzhinës popullore “Vita Abi”.
Muaji i shenjtë i Ramazanit tanimë tradicionalisht në Gostivar aktivizon shoqatat humanitare, njerëzit human dhe bamirës të cilët i’u vijnë në ndihmë skamnorëve.