Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSpitali i Ohrit i stërmbushur, shtohen rastet me Covid-19

Spitali i Ohrit i stërmbushur, shtohen rastet me Covid-19

Dyqind pacientë nga rajoni i Ohrit dhe Strugës sot janë testuar për Covid 19, që paraqet shifër rekorde e të testuarve në këto dy qytete, thonë epidemiologët. Madje 150 prej tyre kanë bërë teste pasi kanë dashur në Itali, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara. Bëhet fjalë për udhëtime biznesi dhe udhëtime turistike. Nëse para dhjetë ditëve në spitalin e Ohrit ishin të shtruar rreth 50 persona, për momentin të shtruar janë 90 pacientë. Gjysma janë në mbështetje të oksigjenit.

Tashmë po na mbarojnë forcat dhe gjithçka që kemi. Puna është shumë e vështirë, ndërrimet janë të vështira me pacientë të vështirë me mbështetje të oksigjenit. Tanimë një vit po punojmë pa ndërprerje, pa asnjë ditë pushimi. Më e vështirë është kur duhet t’u thuash të afërmve për rezultatin, me gjërat e tjera ia dalim disi”, tha Vesna Grozdanoska Petreska, infektologe.

Spitali modular dhe reparti infektiv janë përplot me pacientë pozitiv. Në repartin geriatrik janë shtruar pacientët që dyshohen të kenë kovid, ndërsa edhe reparti nervor është gati të riaktivizohet. Në ditë shpenzohen pesëdhjetë litra oksigjen. Nga spitali thonë se me instalimin e spitalit modular u mungojnë mjekë dhe motra medicinale.

Kemi nevojë për infermiere dhe mjekë, por edhe personel teknik mbështetës. Tani kemi nevojë për 10 deri në 15 infermierë të tjerë. Kemi më shumë nevojë për specialistë. Sigurisht që na duhen dhjetë mjekë. Kemi problem me stafin mjekësor, specialistët e sëmundjeve infektive dhe anesteziologët. Këto nuk janë gjëra që zgjidhen menjëherë”, tha Goran Balev, Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit.

Shumica e rasteve pozitiveve në Ohër janë deri në moshën 40 vjeçare. Mjekët amë janë të shqetësuar për numrin në rritje të të rinjve që shtrihen në spitale ose që po infektohen. Nga Komuna e Ohrit dhe shtabi lokale i krizës kërkojnë masa më të ashpra për grupimin dhe lëvizjen, si dhe vendim për ta rritur orën policore. Në Strugë, situata është më mirë. Në spital janë hospitalizuar 20 pacientë, disa prej të cilëve janë me oksigjen.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!