Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVenko Filipçe: Kush e ka kaluar virusin, do të pranojë vetëm një...

Venko Filipçe: Kush e ka kaluar virusin, do të pranojë vetëm një vaksinë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka folur edhe rreth mënyrës se si do të trajtohen personat te cilët kanë kaluar virusin, gjatë procesit të vaksinimit. Filipçe ka theksuar se në bazë të rekomandimeve aktuale, këta persona do të pranojnë vetëm një dozë të vaksinës, e jo dy doza, si personat tjerë. “Ne do të përcjellin rekomandimet e reja dhe në bazë të tyre do të veprojmë. Momentalisht keto janë rekomandimet”, theksoi Filipçe,
raporton gazeta Lajm.
Filipçe poashtu njoftoi se nuk do të ketë zgjatje të orës policore dhe se edhe në ditët në vazhdim ora policore do të filloj në 22:00 dhe do të zgjas deri në ora 05:00. “Kishim koordinim me KSI-në, për të dhënat e fundit, në bazë të analizave të dy javëve të fundit. Është konstatuar se në ato qytetet ku kishte rritje, Vallandov, Krushevë , Kavadar dhe Prilep, ka rritje edhe në Shkup, Gostivar dhe Veles. Ajo që u konstatua sot është se masa e kufizimit të lëvizjes mbetet e njëjta, kjo masë do të mbetet nuk do të plotësohet”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments