Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahi ka thënë se iftaret janë një ambient i këndshëm për besimtarët dhe se kjo do të ishte dëshira që ato të organizohen gjatë muajit të Ramazanit, por se ata nuk janë që nëpërmjet ndonjë riti fetarë të shkaktohet rritje e rasteve me KOVID-19.
“Normal se iftaret janë një ambient i këndshëm i besimtarëve gjatë muajit të Ramazanit, kjo do të ishte dëshira jonë e madhe por për këtë do të vendosin kompetentët. Ne nuk jemi për atë që nëpërmjet ndonjë riti fetarë të bëjmë dëm dhe të jemi shkaktarët të rritjes të kësaj sëmundje. Ne siç tha edhe zv/kryeministri, ne prej momentit të parë si BFI kemi marrë qëndrimin me të gjitha struktura tona që të jemi në shërbim të zbutjes të kësaj situate dhe në shërbim të tejkalimit të kësaj sëmundjeje konform të gjitha rregullativave që i ka dhënë Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me OBSH-në. Si do që të jetë është e këndshme që të kemi iftare por nëse ato vërtet do të ndikojnë negativisht në çështjen e sëmundjes kovid, mendojë se kompetentët do të japin mendimin e tyre”, ka deklaruar Fetahu, përcjellStruga Ekspres nga SHENJA.