Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.701 teste të kryera janë regjistruar 722 raste të reja me Covid-19, respektivisht incidencë prej 20%. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 186 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 9 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 106.832 raste, prej të cilëve 94.461 janë shëruar, kurse 3.185 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 9.186 raste aktive.