Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiKapet drogë një një fshat të Strugës

Kapet drogë një një fshat të Strugës

Si rezultat i masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit “Liqeni i Ohrit” në bashkëpunim me Departamentin për Krimin Ndërkufitar në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim më 03.03.2021 rreth orës 21.00 në hyrje të fshatit Radozhdë të Strugës, në bregun e liqenit u parandalua kontrabandimi i marihuanës.
Marihuana e gjetur ishte e transportuar nga Republika e Shqipërisë dhe ishte destinuar për shitje në Republikën e Maqedonisë Veriore. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të çështjes, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Themelore Publike në Strugë, do të ngrihet kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të barnave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve” sipas nenit 215 të Kodit Penal Sektori për Punë të Brendshme Ohër. Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments