Ejup Berisha
Pse lejuam që të na e vrasin Demokracinë ?
Njerëzit sot janë të humbur dhe të mundur meqë dikush kohë më pare I pati shpallur luftë Demokracisë. Me këtë rast jo vetëm njerëzit që janë të humbur e të mundur por me luftën e pashpallur që është bërë realitet kundër demokracisë është humbës edhe i tërë njerëzimi. Nuk ka vend dhe hapsirë për pozitivitet për optimizëm dhe për shpresë te njerëzit pasiqë e tashmja e tyre pa demokraci është e zymtë dhe e rrezikuar nga tendencat e mbrapshta autoritare dhe totalitare të armiqve të demokracisë që janë prezente gati dy dekada ndërsa nëse akoma vazhdojnë tendencat në fjalë e ardhmja e saj do të jetë akoma më e pasigurtë dhe ndoshta e njëjta do të jetë edhe më e pa shpresë. Me luftën kundër Demokracisë njerëzit i kanë shpallur luftë jo vetëmse një fenomeni shumë modest politik siç është vet demokracia por me të ata i kanë shpallur luftë edhe vetvetes së tyre. Me Demokraci një shoqëri njerëzore e ka fatin, lumturinë dhe shpresën të siguruar ndërsa pa të nuk ka kurfar fati shpresë e as lumturie por as të tashme dhe të ardhme të siguruar. Pse njerëzit janë kaq të prirur dhe të gatshëm që ti bëjnë dëme shumë të mëdha vetvetes nuk e kuptoj, unë me sa e di gjërat dhe fenomenet e bukura shoqërore duhet të ruhen të zhvillohen dhe të mundësohen që të zbatohen, e jo të njëjtat të pamundësohen dhe të eliminohen. Ka kohë që nuk kemi demokraci në shoqëri dhe në shtet prandaj dua që bashkshtetasit e mi ti pyes se si po ndjehen ata pa të. Unë tua theme të vërtetën nëse më pyet kush se si po ndjehem do ti përgjigjem se po ndjehem shumë keq nuk e di si po u duket juve jeta por te unë është krijuar bindja se pa drmokraci nuk ka as jetë. Demokracinë pra e vranë kundërshtarët e saj më të flakët e më të përbetuar e ata janë politikanët. Fajtorë për vrasjen e Demokracisë me të vërtetë janë politikanët por edhe ne nuk shfajsohemi nga faji dhe përgjegjsia dot për këtë krim të tyre pasiqë nuk e penguam të njëjtin prandaj ne mund të llogaritemi si bashkpjesmarrës të tyre në vrasjen e Demokracisë. Politikanët edhe para se ta vrisnin Demokracinë të njëjtët nuk e donin zbatimin e saj në praktikë duke e penguar dhe pamundësuar atë. Ishin qastet kur Demokracia u instalua te ne dhe ne nga ajo kërkuam që të na ndihmojë që ta sjellim ndryshimin e shumpritur dhe të domosdoshëm pas disa dekadave të funkcionimit të sistemit të vrazhdë dhe të egër komunsto-socialist. Ky sistem nuk e njihte dhe nuk e zbatonte asesi demokracinë përpos që e përmendte atë në formën e njëfar Centralizmi demokratik të pushtetit. Demokracia ndoshta nuk është sistem i përkryer i qeverisjes por megjithate ajo është sistem më pak i keq më pak i dëmshëm dhe shumë më i durueshëm sesa sistemet e mëparshme si dhe shumë më pak i dëmshëm dhe i papranueshëm sesa sistemi i qeverisjes që po zbatohet momentalisht te ne sot. Ky i fundit këtu është sistem i diktatit dhe i imponimit të ideve koncepteve, mendimeve, qëndrimeve dhe vendimeve politike e shoqërore pa debat dhe pa diskutime ku secili individ do të duhej të deklarohej rreth tyre. Demokracia mbështetet në dy shtylla kryesore që e bëjnë atë sistem qeverisjeje më të pranueshëm e ato janë liria dhe barazaia e individëve. Prandaj nuk e kuptoj se pse duhej të sulmoheshin këto shtylla e me këtë të sulmohej edhe vetë demokracia meqë qëllimi final i kundërshtarëve të saj ishte ky pra të gjitha shtizat dhe armët ishin të drejtuara ka demokracia si cak i vetëm dhe i pashmangshëm sulmi. Tani pra ajo ndodhet në fundin e ujërave e turbullta të politikës. E di që demokracia te ne nuk i dha rezultatet e duhura dhe të pritshme kur u instalua vetëmse formalisht në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar porse ajo në fillim te ne këtu e ktheu shkëndijën e shpresës së humbur gjatë funkcionimit disa dekadësh të sistemit autoritaro- totalitar komunist. Prandaj pa hamendje dhe sa më shpejtë duhet të hapet debat në shoqërinë dhe shtetin tone lidhur me nevojën e ri-instalimit sa më të shpejtë të demokracisë me të cilën njerëzit do të jenë më të lumtur më të gëzuar, më pak të ngarkuar dhe më të orientuar nga shpresa dhe bindja për një jetë më të mire, më të durueshme dhe më të lumtur. Nuk bën që demokracia të moslejohet të funkcionojë konsideroj se kjo duhet lejuar me qëllim që e njëjta ti dëshmoj mirësitë dhe cilësitë e saj por dhe gjithashtu që të mund e njëjta që ti jep efektet dhe impaktet e saj pozitive në shoqërinë dhe në shtetin tone që quhet RMV.