Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGjermania ashpërson kontrollin e kufijve

Gjermania ashpërson kontrollin e kufijve

Gjermania ka ashpërsuar kontrollet në kufijtë me Republikën Çeke dhe me Austrinë, duke i zgjeruar kufizimet e udhëtimit deri më të paktën 17 mars.

Kontrollet ishin zbatuar më 14 shkurt, fillimisht për dhjetë ditë, me qëllim që të parandalohej përhapja e varianteve të reja të koronavirusit, të evidentuara në Republikën Çeke dhe në krahinën austriake, Tirol.

Gjermania ka kufizuar hyrjen e shtetasve të saj, ngasësve të kamionëve dhe punëtorëve shëndetësorë. Hyrja do t’u lejohet të gjithë atyre që i ofrojnë teste negative për koronavirus.

Ministria e Punëve të Brendshme në Gjermani ka njoftuar se ashpërsimi i kontrolleve është i nevojshëm, për shkak të rëndimit të situatës me pandeminë e koronavirusit në Republikën Çeke.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments