Po rritet numri i tê prekurve nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 3.312 testime, ndërsa janë regjistruar 807 raste të reja me Covid-19.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 314 pacientë të shëruar.
Ndërkohë betejën me Covid-19 e kanë humbur 5 persona, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.