Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZiadin Sela: Të solidarizohemi me familjen e Almirit duke iu bashkangjitur protestës

Ziadin Sela: Të solidarizohemi me familjen e Almirit duke iu bashkangjitur protestës

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela me anë një statusi në fejsbuk u ka bërë thirrje qytetarëve që të solidarizohen me familjen e Almir Aliut duke iu bashkangjitur protestës e cila do të mbahet të hënën.

“Sot, drejtësia selektive që vazhdon të mbizotërojë në vendin tonë ka fytyrën e Almirit të vogël, të vrarë në mënyrë mizore nga një kriminel ordiner.
Ndërsa krimineli rehabilitohet dhe madje shpërblehet me post publik për shkak të përkatësisë së tij kombëtare dhe partiake, prindi i viktimës dënohet me burg, poashtu për shkak të përkatësisë së tij kombëtare dhe mungesës së librezës së duhur partiake.
Kur padrejtësia bëhet normë, rezistenca bëhet detyrë. Andaj, Aleanca për Shqiptarët përkrah pa rezervë protestën kundër dënimit me burg të babait të Almirit që do të mbahet të hënën më 22 shkurt para Gjykatës Themelore të Kumanovës.
U bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të Aleancës për Shqiptarët si dhe të gjithë qytetarëve të ndërgjegjshëm të këtij vendi që të solidarizohen me familjen e Almirit duke iu bashkëngjitur kësaj proteste paqësore, gjithnjë duke i respektuar masat antikovid”, ka shkrar Zijadin Sela. /SHENJA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!