Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAlsat: Trafiku në Strugë, Kushtetuesja kundër Ramiz Merkos për rrugën një kahëshe

Alsat: Trafiku në Strugë, Kushtetuesja kundër Ramiz Merkos për rrugën një kahëshe

Trafiku në qendër të Strugës është para një udhëkryqi politiko-juridik. Këto ditë, kanë kaluar tre muaj pasi Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë iniciativën e Kryetarit të Strugës, Ramiz Merko, i cili kundërshtoi vendimin e Këshillit për kthimin e trafikut dykahësh, në rrugët kryesore “15 Korpus” dhe “Brigadat Proletare”. Kontestin e ngriti Merko në vitin 2019, ndërsa gjykatësit kushtetues e hodhën poshtë atë. Por, trafiku rrjedh akoma në një drejtim. Kjo shkakton pakënaqësi tek këshilltarët nga opozita, dhe tek disa qytetarë, që kërkojnë të respektohet vendimi i gjykatës.

“Bllokohet shumë trafiku, mendoj se duhet të kthehet si më parë. Tani duhet të bëjmë një rreth të tërë për t’u lidhur për Ohër, ose për Vevçan, Draslajcë dhe fshatrat tjera”

 Këshilli i Strugës dy herë solli konkluzë me të cilën urdhëron pushtetin lokal të kthejë regjimin e trafikut me dy drejtime, që u miratua në vitin 2013. Reagon edhe VMRO DPMNE.

 “Në kundërshtim me Ligjin për sigurinë e trafikut rrugor, kryetari Ramiz Merko, me aktvendim pa vendim të Këshillit, e shndërroi këtë rrugë në rrugë me një drejtim, me të vetmin qëllim, një korsi e rrugës të bëhet parking, ku atëherë ndërmarrja publike “Eko Struga” paguante në mënyrë të paligjshme për parkim”, thonë nga VMRO-DPMNE, Strugë

Alsat sot kërkoi qëndrim nga komuna e Strugës për të na informuar nëse dhe kur do ta respektojnë vendimin e Gjykatës kushtetuese, por përgjigje nuk morëm.

 

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!