Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në disa rrugë të Maqedonisë

0
21

Tra.fiku në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagësht. Për shkak të temperaturave të ulëta në mëngjes, është i mundur paraqitja e acarit.

 

Trafiku në rrugën ndërmjet fshatrave Rankovce dhe German është ndërprerë plotësisht, dhe në disa rrugë të tjera ekziston ndalesa për lëvizjes të kamionëve dhe autobusëve.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informon këtë mëngjes se në rrugën Tetovë – Kodër e Diellit është ende në fuqi ndalesa për automjete të rënda, në rrugën Mavrovë – Dibër ka ndalesë për qarkullimit të kamionëve me rimorkio, ndërsa në rrugën nga Dibër për në Strugë ka ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda.

LAMM rekomandon shpejtësinë e rregulluar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes, luginave, lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht u referohet seksioneve Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.