Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMoti tepër i ftohtë, apelohet për kujdes maksimal

Moti tepër i ftohtë, apelohet për kujdes maksimal

Ministria e Shëndetësisë njofton se ka marrë paralajmërime nga Komisioni për parandalim të efekteve dëmtuese nga valët e ftohta. Sipas këtij paralajmërimi gjatë ditës së nesërme (16.02.2021) priten temperatura shumë të ulëta në të gjithë territorin e shtetit, temperatura që paraqesin fazën alarmuese, respektivisht faza e verdhë.

Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët veshje të rrobave të ngrohta me shumë shtresa, përdorimi i këpucëve adekuate për borë dhe akull, konsumimi më i shpeshtë i pijeve të nxehta, shmangia e alkoolit, sepse rrit rrezikun e hipotermisë, ndjekja e rregullave për të sëmurët kronikë, dhe në rast të vështirësisë në frymëmarrje, qytetarët këshillohen që menjëherë të kontaktojnë mjekun amë.

Në të njëjtën kohë, rekomandohet të shmangni praktikimin e aktivitetit fizik në ambient të hapur, ndërsa gjatë lëvizjes të kihet kujdes në sipërfaqet e rrëshqitshme.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments