Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se vaksinat kineze të prodhuesit Sinofarm do të nisen për në Maqedoninë e Veriut pas vitit të ri kinez, respektivisht pas 18 shkurtit.
Zaev theksoi se Maqedonia sot ka paguar 200 mijë euro për vaksinat kineze, transmeton gazeta Lajm
“Deri në fund të muajit vaksina do të arrijë në vend. Për vaksinat nga ‘Fajzer’ që duhejt t’I marim nga Serbia mike, fillimisht u paraqit problem sepse prodhuesi nuk lejonte të shiiten. Pastaj u dakorduam që të na ofrojnë si donacion, vlera është diku 60 mijë euro, ne pastaj do të shpaguhemi disi, por as kjo nuk u lejua. Po punojmë të zgjidhet kjo çështje. Jemi drejtuar te prodhuesi të gjithë, unë, kryeministrja Ana Brnabiq dhe presidenti Aleksandar Vuçiq. Është çështje orësh ose ditësh që ta marrim lejen”, deklaroi Zaev, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske.