Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZaev: Vaksinat nga Fajzer do të mbërrijnë javën tjetër

Zaev: Vaksinat nga Fajzer do të mbërrijnë javën tjetër

Kryeministri Zoran Zaevi në debatin e djeshëm onlajn me Këshillit Atlantik në temë “Maqedonia e Veriut në prag të Evropës” shfaqi shpresë se javën e ardhshme vendi do të marrë vaksina kundër Kovid-19 nga “Fajzer”-i, ndërsa pastaj edhe nga prodhuesit e tjerë.

I pyetur rreth furnizimi të vaksinave kundër Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, Zaevi theksoi se vendi mes të parëve është përfshirë në mekanizmin Kovaks për furnizim të vaksinave, por, siç theksoi gjithkund është problemi i njëjtë – nuk ka sasi të mjaftueshme të vaksinave dhe për këtë vonohet dërgesa.

“Shpresoj se javën e ardhshme do të kemi nga vaksinat e Fajjzerit, ndërsa më tej edhe nga vaksinat e tjera”, potencoi kryeministri.

Ai theksoi se numrat me të infektuar me virusin korona në vend janë të qëndrueshme dhe se ka mbi 60 për qind shtretër të lirë në spitalet për trajtim të Kovid-19.

Rreth furnizimit të vaksinave nga Kina dhe Rusia, Zaevi theksoi se vaksinimi nuk është kurrfarë përcaktimi gjeostrategjik dhe secili mund të përpiqet të porosisë nga kudo.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments