Sot më 30.01.2021, Myftinia e Strugës dorëzoi ndihmat financiare të tubuara për rastin e të riut Adi Bilbili nga Ohri. Myftiu i Strugës sot takoi të atin e të riut z. Ruzhdiun dhe ia dorëzoi ndihmat e dhëna nga xhematet e xhamiave tona. Njëkohësisht falënderojmë dy vëllezërit tanë nga diaspora (Zvicrës) që ishin pjesë e aksionit. Myftinia e Strugës do të jetë e gatshme për të ndihmuar këtë rast nëse do të jetë nevojshme. Në emër të familjes Bilbili dhe në emër të Myftinisë falënderojmë xhematet e xhamiave tona për ndihmën e ofruar. Allahu u shpërbleftë me të mirat e tij.
Njëherit lutemi që Adit Allahu ti japi shëndet të plotë dhe kthim në gjirin familjarë.
Myftinia Strugë