“Ejani se e vrava djalin”, kështu e denoncoi babai vrasjen e Albert Krasniqit
Albert Krasniqi është personi që ka mbetur i vrarë sot në Prishtinë, ndërsa i dyshuari i vrasjes është babai i tij.
Babai i tij tashmë i arrestuar i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.
Reporteri ka mësuar se babai, pasi dyshohet se kishte qëlluar të birin, kishte thirrur Policinë dhe i ishte drejtuar me fjalët “e vrava djalin”.
Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugen “Ndue Perlleshi” në Prishtinë
Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e perdorur në rast.
“Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen.
Aktualisht jemi ne fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti”, konfirmon policia.
Albert Krasniqi dhe babai i tij, Skender Krasniqi
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.
Ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes që shokoi kryeqytetin.