Pas kërkesës së prokurores Fatime Fetai për burgim të përjetshëm për të akuzuarit e rastit “Monstra”, grupe qytetarësh të pakënaqur nga kërkesa kanë filluar të shpërndajnë viseo në të cilën paralajmërohet një protestë madhështore ditën e premte pas namazit të drekës në orën 14:00.
Sipas paralajmërimeve, vend tubimi do të jetë në sheshin Skenderbeu dhe do të marshohet deri tek objekti i ish prokurorisë speciale.
Sllogani i protestës është “Heshtja nuk është zgjidhje”.
https://fb.watch/3dDwlFTzcf/