Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFetai në fjalët përfundimtare për “Monstrën”: Spekulim është se viktimat janë njohur...

Fetai në fjalët përfundimtare për “Monstrën”: Spekulim është se viktimat janë njohur me fëmijët e Trajko Veljanovskit

Në fjalën përfundimtare për rastin “Monstra”, Fatime Fetai ka deklaruar se spekulim është se makina “Opel omega” ka qenë e “Alfave” si dhe atë viktimat janë vrarë në një vend tjetër dhe janë sjellë në lokacionin ku janë gjetur.
Ajo e ka hedhur poshtë edhe spekulimin se gjoja viktimat janë njohur me vajzën e ish spikerit të Kuvendit, Trajko Veljanovski.
“Është spekuluar se shpesh janë shoqëruar, dhe për këtë shkak janë likuiduar. Deri në këtë moment nuk u ofrua asnjë provë por nuk kishte asnjë indicie se të rinjtë janë njohur me fëmijët e funksionarëve dhe se gjoja kanë pasur llogari të pambyllura, për shkak të cilave janë likuiduar”, deklaroi Fetai, përcjell SHENJA.
Sa i përket dëshmitarit të mbrojtur ajo tha se ai ekziston dhe se katër prokurorë të PSP janë takuar me të. /SHENJA/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments