Shkruan: Sulejman Mehazi
Nëse BDI-ja i ka borxh dikujt, ajo është Ermira Mehmeti. Të BDI-së jo që e degraduan politikisht po edhe moralisht. BDI-stët më shumë kanë marrë dhe e kanë shfrytëzuar BDI-në, kurse Ermira Mehmeti më shumë i ka dhënë e nuk e ka shfrytëzuar BDI-në. Të BDI-së më shumë e kanë shfrytëzuar Ermira Mehmetin, kurse ajo ka sakrifikuar për ata.
Të gjithë BDI-stët u pasuruan, Ermira jo. Të gjithë të tjerët ia kanë parë hajrin partisë së Ali Ahmetit vetëm Ermira Mehmeti ia ka parë sherin. Kur Ermira Mehmeti luftonte e propagadonte vlerat e saja intelektuale e politike, Naser Ziberi jo që nuk ishte BDI, po edhe kritikonte ashpër BDI-në e Ali Ahmetit. Kur Ermira Mehmeti me sharmin e saj politik para qytetarêve e mediave reklamonte BDI-në, Naser Ziberi endërronte PPD-në e zhdukur.
Kur Ermira me leksionet oratorike politike ruante forcën e partisë, të paditurit e BDI-së duke spërhellur dhëmbët korruptive fshiheshin pas saj. Binomi femëror Teuta Arifi e Ermira Mehmeti ishin shtyllat kryesore të BDI-së.