Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniRusia i shkruan Ramës: Jemi gati ta sjellim vaksinën “Sputnik V” në...

Rusia i shkruan Ramës: Jemi gati ta sjellim vaksinën “Sputnik V” në Shqipëri

Moska është e gatshme për të çojë vaksinën “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Ambasada e Rusisë në Tiranë ka njoftuar qeverinë shqiptare se Rusia ka marrë autorizimin për të negociuar me vendet të cilat janë të interesuara të sigurojnë vaksinën kundër koronavirusit.

Postimi në Facebook i ambasadës ruse i drejtohet Endri Fugës, drejtor i komunikimit në Kryeministri. Por objektivi i kreut të qeverisë shqiptare është tjetër, teksa në fillim të dhjetorit ishte në SHBA ku takoi bosin e “Pfeizer”, Albert Burla.

Postimi i plotë i ambasadës ruse në Tiranë

I nderuar z. Endri Fuga,

Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte (https://rdif.ru/Eng_Index/) është autoruzuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri.

Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments