Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëWalker: Vuçiq e di çfarë ka ndodhur në Reçak, Kosova kurrë më...

Walker: Vuçiq e di çfarë ka ndodhur në Reçak, Kosova kurrë më pjesë e Serbisë

Ish kreu i Misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, duke komentuar deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai [Walker] nuk punoi për CIA-n dhe nuk ishte pjesë e një komploti ndërkombëtar kundër Serbisë. Ai tha se Vuçiq flet të pavërteta lidhur me masakrën e Reçakut dhe se Kosova kurrë më nuk do të jetë pjesë e Serbisë.

Walker, në një intervistë për BBC në serbisht, tha se Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ende e përmend atë me informacion të pasaktë, të cilin Vuçiq e di se nuk është e vërtetë, “sepse ai e di se çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe Recçk”, dhe shton se kjo e irriton atë.

Ai e kujton Presidentin Serb Aleksandar Vuçiq si Ministër të Informacionit nga Partia Radikale Serbe, Vojislav Sheshelit në regjimin e Slobodan Milosheviqit, transmeton Telegrafi.

“Kanë kaluar njëzet vjet, dhe mund të falim dhe të harrojmë gjërat e pasakta që ata thanë për mua – Unë nuk kam punuar për CIA, nuk kam qenë pjesë e një komploti ndërkombëtar kundër Serbisë.

Vuçiqi është president sot, dhe për ndonjë arsye ai ende më përmend mua, akoma me informata të pasakta, të cilat ai gjithashtu e di se nuk janë të vërteta sepse ai e di se çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe Reçak – dhe kjo më irriton”.

Walker thotë se ai nuk e ka takuar personalisht Vuçiqin , por i përcjell deklaratat e tij.

“është hipokrite që dikush nga regjimi i Milosheviqit të përmend gjenocidin dhe spastrimin etnik, duke aluduar se shqiptarët e Kosovës mund të përsërisin 17 marsin [2004], veçanërisht kur nuk ka fakte prapa pretendimit, dhe në të njëjtën kohë pretendohet se mbrojnë marrëdhënie të mira me Prishtinën”, tha ai.

Walker gjithashtu tha se ai nuk ishte një mbështetës i bombardimeve të Ish- Jugosllavisë [Serbisë], por ishte angazhuar për ndërhyrje tokësore dhe shprehu mendimin se Kosova nuk do të jetë më kurrë pjesë e Serbisë.

Diplomati amerikan nuk ka dyshim për të ardhmen e rajonit.

“Unë mendoj se Kosova nuk do të jetë më kurrë pjesë e Serbisë, qytetarët e Kosovës kanë përjetuar gjëra të vështira nën regjimin e Milosheviqit…”, ka thënë Walker. /Telegrafi/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!