Të nderuar,
Ju njoftojmë se nga dita e premte (09.10.2020), do të fillojnë aktivitetet për pastrimin e shtratit të lumit Drini i Zi, në pjesën urbane të qytetit të Strugës.
Pastrimi i shtratit të lumit Drini i Zi është pjesë e masave strukturore brenda projektit rajonal për menaxhimin e integruar ndërkufitar për përmbytje dhe rreziqe nga përmbytjet, i financuar nga Fondi i përshtatjes FMG dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim – UNDP, i cili synon ta zvogëlojë rrezikun dhe dëmtimet nga përmbytjet në rajonin e lumit Drin.
Për shumë vite, një nga prioritetet më të rëndësishme për Strugën është pastrimi i Drinit nga gryka deri te grykëderdhja në Liqenin e Globoçicës dhe zgjidhja e problemit me lumin Sateskë. Vetë shtrati i lumit në pjesën urbane nuk është pastruar që nga periudha e ndërtimit të tij.
Në fazën e parë, me sukses u realizua pastrimi i grykëderdhjes të Liqenit të Ohrit te ndërsa në fazën e dytë, planifikohet të realizohet pastrimi nga Ura e Poezisë deri te Spitali i Qytetit.
Gjatësia totale e pjesës që do të pastrohet është 765 metra. Sipas analizave të bëra, sasia e vlerësuar e sedimentit të depozituar është afërsisht 14,000 metra3 që kontribuon në zvogëlimin e kapacitetit të rrjedhës, shpërndarjen e pabarabartë të shpejtësisë dhe mundësia e depozitimit të mëtejshëm shkakton një rrezik të lartë për përmbytje në vendbanimet përgjatë rrjedhës së lumit.
Ky projekt është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të Komunës së Strugës, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, NP ELEM dhe NP Ujësjellës.
Për realizimin e këtij projekti madhor, nuk do t’ia kishim dalë mbanë pa mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e subjekteve turistike dhe qytetarëve dhe për këtë duam t’i falënderojmë. Falemnderim të veçantë ka edhe për ELEM-in, i cili në interes të projektit për një kohë të gjatë e rregulloi nivelin e ujit dhe prodhimin e energjisë elektrike në përputhje me nevojat e projektit.
Përfundimi i aktiviteteve në këtë fazë pritet të ndodhë deri në fund të tetorit të këtij viti. Prandaj ne i informojmë të gjithë subjektet e interesuara, të cilët kanë aktivitete plotësuese që kërkojnë një nivel më të ulët uji në pjesën urbane të Strugës, ta përdorin këtë periudhë për realizimin e atyre aktiviteteve.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës
******
Почитувани,
Ве известуваме дека од петок 09.10.2020г. ќе почнат активностите за чистење на регулираното речно корито на реката Црн Дрим во урбаниот дел на Струга.
Чистењето на коритото на Црн Дрим е дел од структурните мерки во рамки на регионалниот проект за интегрирано прекугранично управување со поплавите и ризиците од поплави кој е финансиран од Фондот за адаптација на ГЕФ а се спроведува од страна на Програмата за развој на Обееинетите нации – УНДП, чија цел е да се намали ризикот и штетите од поплавите во регионот на реката Дрим.
Долги години еден од најважните приоритети за Струга е чистењето на Дрим од устието до вливот во Глобочичко езеро и решавање на проблемот со реката Сатеска. Самото корито во урбаниот дел не е чистено од периодот на негова изградба.
Во првата фаза успешно беше реализирано чистењето кај истекот од Охридското езеро а во втората фаза е предвидено да се реализира чистењето од Мостот на поезијата до истекот кај болницата.
Вкупната должина на делот кој ќе се чисти е 765 метри. Според направените анализи, проценетата количина на депониран нанос е приближно 14 000 метри кубни кои придонесуваат за намалување на капацитетот на протокот, нееднаква дистрибуција на брзината и можност за натамошно таложење и редизвикува голем ризик од поплавување на населените места.
Овој проект е резултат на заеднички напори на Општина Струга, Министерството за животна средина и просторно планирање , АД ЕЛЕМ и АД Водостопанство.
За да се заврши овој крупен зафат силна поддршка и разбирање дадоа туристичките субјекти и граѓаните за што сакаме да се заблагодариме. Посебна благодарност до ЕЛЕМ, кои во интерес на проектот подолг период го прилагодуваат нивото на водата и производството на електрична енергија според потребите на зафатот.
Завршувањето на активностите во оваа фаза се очекува до крајот на октомври овааа година. Ги известуваме сите заинтересирани субјекти кои имаа комплементарни активности за кои е потребно пониско ниво на водата во урбаниот дел на Струга , да го искористат овој период за нивна реализација.
Kанцеларија за односи со јавноста,
Општина Струга