Nxënësit e dy shkollave të Strugës, SHMK” Dr.Ibrahim Temo” dhe “Niko Nestor sot organizuan një miniprotestē para këtyre dy shkollave duke kundërshtuar mësimin online, edhe pse Këshilli i Prindërve u dakordua që procesi mësimor të filloj online, kërkesë kjo edhe nga Qeveria e Maqedonisë, njofton Struga Ekspres.
Vendimin e djeshëm të Drejtuar:
Prindërve, Nxënësve të Shkollës së Mesme Komunale “Dr Ibrahim Temo” Strugë
Dje nga mbledhja e Këshillit të prindërve pranë SHMK Gjimnazi Dr.Ibrahim Temo-Strugë u diskutua për mbajtje të mësimit online si mënyra e vetme që fëmijët të mos humbasin të drejtën e tyre për tu arsimuar. U pa e arsyeshme që bojkoti i nxënësve për realizimin e mësimit online të nderpritet dhe të gjendet një mënyrë tjetër për tu dëgjuar zëri i tyre për mësimin me prani fizike.
Pas diskutimeve me prindërit u mor një qëndrim dhe u bë apel deri te nxënësit që të përfshihen dhe të jene prezent në Platformën Nacionale të Mësimit Online dhe të vijojnë mësimin online si një mënyrë e vetme në këtë situatë te jashtëzakonshme pandemie. Njëherazi Këshilli i Prindërve ka derguar kerkese Ministrise te Arsimit ne vecanti Ministres Znj . Milla Caroska si dhe Komunes se Strugës për të rishqyrtuar kerkesen e shkolles per mesimin me prani fizike ne pajtim me protokollet dhe me Algoritmin e KSI. (Struga Ekspres)