Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTë hënën Maqedonia i hap kufijtë me Kosovën, Malin e Zi dhe...

Të hënën Maqedonia i hap kufijtë me Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë

Kjo u bë e ditur nga zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili në faqen e tij në facebook ka konfirmuar se Maqedonia e Veriut nga 12 tetori i hap kufijtë për Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë, me këtë rast qytetarët e vendit dhe rajonit do të mund të lëvizin pa nevojën e posedimit të PCR testit.

Vendimi ishte propozuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive, që sot e ka miratuar Qeveria.

Grubi theksoi kufinjtë tanë duhet të liberalizohen për nga shembulli i kufinjve midis Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat janë të hapura dhe se deri tani ka pasur lëvizje të jashtëzakonshme midis dy vendeve dhe në vecanti në sezonën turistike.

Për zëvendëskryeministrin e parë Grubi transmetimi i infektimeve me Covid -19 nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas ishte minimal dhe ky shembull do duhet të na shërbejë edhe neve për ti liberalizuar kufinjtë jo vetëm me fqinjin tonë Kosovën por edhe me fqinjët tjerë përreth.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments