Mbi 40.000 qytetarë në Maqedoninë e Veriut janë larguar nga puna si pasojë e keq-menaxhimit të pandemisë me Covid 19. Kështu tha lideri i ASH-së, Ziadin Sela në “Klna Debat” në Klan Maqedoni.
Kreu i ASH-së tha se qeveria e re e ka nisur keq, duke mos shënuar asgjë pozitive.
“Edhe mësimi nisi on-line me shumë probleme për shkak të keq-organizimit. Shumë nxënës për fat të keq kanë mbetur jashtë procesit mësimor”, tha Sela.
Për mënyrë se si qeveria menaxhon pandeminë, flasin shifrat, tha më tej Sela.
“Maqedonia e Veriut ka numin më të lartë të vdekshmërisë në rajon nga Covid 19. Flasin për këtë të dhënat e institucioneve ndërkombëtare. Mortaliteti në 1 milion banor, nga Covid-19 në Macedonia është 378, Kosova ka 264, Bosnja & Hercrgovina-259, Shqipëria – 137, Bullgaria-120, Serbia-107, Kroacia- 71 dhe Greqia 40”, deklaroi më tej kreu i ASH-së, Ziadin Sela.