12 tetori është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

0
21

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale informon se në pajtim me Ligjin për festa të Maqedonisë së Veriut, 11 tetori 2020 (e diel), Dita e kryengritjes popullore, është festë shtetërore.

Ndërsa nga MPPS thonë se 12 tetori (e hënë) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e vendit.

MPPS në njoftim ua uron qytetarëve Ditën e kryengritjes popullore.