Ministria e shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit (28/29.09.2020) janë kryer 1372 teste, ndërkohë që janë regjistruar 112 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19. Shkup-46, Kumanovë-7, Prilep-2, Tetovë-1, Strugë-6, Veles-4, Manastir-7, Ohër-4, Gostivar-3, Strumicë-11, Radovish-3, Koçanë-4, Probishtip-1, Berovë-1, Vallandovë-1, Vinicë-1, Delçevë-1, Kratovë-1, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-2 dhe Resnjë-1.
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik sot ka regjistruar 159 pacientë të shëruar dhe 8 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me Kovid-19.