Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe theksoi se muaji janar i vitit të ardhshëm do të jetë periudha më e rrezikshme me koronavirusin. Ai këtë paralajmërim e bëri në emisionin “Top Tema” në TV Telma.
Sipas tij, janari është periudha kur do të përfundojë cikli prej dy muajve kur njerëzit kohën më të madhe e kalojnë në ambiente të mbyllura.
Ministri Filipçe është kategorik se nuk do të ketë orë policore në nivel të shtetit, pavarësisht se si do të jetë fotografia epidemiologjike. Por ai nuk përjashtoi mundësinë e aplikimit të orës policore në komuna apo lagje të caktuara.
Filipçe bëri thirrje që qytetarët të respektojnë masat dhe të mbajnë maska, pasi që do të ketë gjoba më sanksionuese.