Zëvendësministri i Shëndetësisë dr. Ilir Hasani ka qetësuar mosmarrëveshjet që ndodhën ditë më parë në spitalin e Kumanovës.
Në një postim në rrjetin social facebook zëvendësministri Hasani ka shkruar: Burrat falin e kumanova ka vërtet burra.
Ky status i Hasanit është ilustruar me një foto të përbashkët me mjekët Shukri Fazliu dhe Ylber Isufi.
Ndryshe para dy ditëve në spitalin e Kumanovës u sulmua mjeku Shukri Fazliu. Ky i fundit thotë se është sulmuar dhe fyer nga kolegu i tij Ylber Isufi sepse nuk i është përgjigjur telefonatës së tij.
Fazliu, gjithashtu tha se sulmi ndaj tij është bërë për shkak se nuk ka marr në kontroll shëndetësor një nga të afërmit e mjekut Ylber Isufi.