Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNuk dihet si do të shpërndahen 270 mln euro të pakos së...

Nuk dihet si do të shpërndahen 270 mln euro të pakos së katërt ekonomike

470 milion euro ndihmë për qytetarët dhe ekonominë apo realisht 240 milionë? Sot, Ministria e Financave nuk dha përgjigje të qartë në cilat projekte mund të gjenden 230 milion euro shtesë, të parapara për ndihmë kur të gjithë normat që planifikohen të financohen nga shteti me pakon e re dhe qw janë publikuar në faqen e qeverisë, kapin shifrwn prej 240 milion eurosh. Por njw ditw mw parw kryeministri Zoran Zaev deklaroi se në dispozicion janë 470 milion euro . Në faqen e internetit të Qeverisë thuhet se me 70 milion euro kanë për qëllim të mbështesin pagat e punëtorëve, mbi 27 milion ndahen për kartelat pagesore për qytetarët, pak më shumë se 100 milion euro për kreditë e kompanive, 17 milion për kthimin e TVSH-së, rreth 7 milion ndihma për vreshtarët. Gjithsej, 240 milion euro.

Masat ekonomike

70 milion euro për paga

27.6 milion euro për kartela pagesore

100 milion euro për kredi të volitshme për ndërmarrjet

2 milion euro për objektet e akomodimit

1.9 milion euro për agjencitë turistike

1 milion euro për restorantet për dasma

2.5 milion për këndet e lojërave

100 milion euro për kredi të volitshme për ndërmarrjet

80 mijë euro lehtësime tatimore

1 milion euro për planet zhvillimore të biznesit

6.7 milion euro për vreshtarët

17 milion euro për fundjavë pa TVSH

Gjithsej, 240 milion euro

Ministria e Financave nuk na u përgjigj për çfarw në mënyrë plotësuese do të shpenzohen mbi dyqind milion euro që janë njoftuar, por nuk janw sqaruar nw grupin e katwr tw masave. Për më tepër, nga 160 milion euro që Kryeministri Zaev njoftoi se do të sigurohen nga buxheti, nuk dihet ende nga cili institucion sa do të shkurtohet me rishikimin. Në vend të një përllogaritje precize, nga Financat morëm përgjigje të shkurtër.

MINISTRIA E FINANCAVE

“Fondet nga ato pozicione në buxhet, ku sipas dinamikës nuk do të përdoren deri në fund të vitit, do të realokohen drejt masave të reja. Analizat në Ministri janë në rrjedhë e sipër dhe posa të paraqitet propozimi në Qeveri, do ta informojmë publikun në mënyrë përkatëse.”

Pas njoftimit të masave të reja, biznesmenët dhe sindikatat janë përgjithësisht të kënaqura. Oda Ekonomike thotë se kërkesat e tyre për uljen e detyrimeve të importit të kompanive dhe heqjen ose uljen e detyrimeve parafiskale janë pranuar.

Oda ekonomike e Maqedonisë

“Në një pjesë të masave mbështetja nuk do të jetë vetëm për masa afat shkurta për mbulimin e pasojave nga kriza, por parashihen edhe reforma sistemore për gjithë ekonominë”.

Edhe sot VMRO-DPMNE dhe LSDM u përplasën rreth pakos së katërt të masave. Për opozitën pakoja është shumë e keqe, për pushtetin, është ndihmë e drejtpërdrejtë për qytetarët e rrezikuar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!