Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaZvicra vendos të mos bllokojë lëvizjen e lirë me BE

Zvicra vendos të mos bllokojë lëvizjen e lirë me BE

Qytetarët zviceranë kanë vendosur që shteti i tyre të mos bllokojë lëvizjen e lirë me vendet e Bashkimit Europian, pas një referendumi të mbajtur këtë të diel.

Mbështetësit e kësaj nisme vlerësuan se kjo lëvizje do t’i mundësonte Zvicrës një kontroll më të plotë të kufijve të saj dhe të përzgjedhë emigrantët që i nevojiten.

Por, nga ana tjetër, kundërshtarët parashikuan se nëse ndalohet lëvizja e lirë do të ketë një recesion të ekonomisë dhe do të demotivojë shumë qytetarët zviceranë të jetojnë dhe punojnë në vende të tjera të Europës. Ministri i Drejtësisë deklaroi se kjo gjë mund të krijonte një situatë më të vështirë se Brexit.

Megjithatë, qytetarët zviceranë refuzuan nismën. Teksti i paraqitur në referendum u refuzua nga shumica e kantoneve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments