“Aleanca për Shqiptarët do të pranonte të ishte pjesë e qeverisë së re së bashku me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), vetëm nëse Naser Ziberi është kryeministri, në të gjitha rastet e tjera BDI duhet të shkojë në opozitë”.
Kështu u shpreh për TV Telma Arben Taravari, nga Aleanca për Shqiptarët që së bashku me Alternativën fituan 12 deputetë.
“Formimi i një qeverie është një lojë me numra, natyrisht, ne thamë, nëse Naser Ziberi është kryeministri, ne do ta mbështesim atë. Nëse jo, të gjitha kombinimet e tjera ku do të gjendeshim me dikë me pika të caktuara programi dhe parime të qeverisjes së mirë, ne jemi këtu për të ndihmuar dhe nëse mund t’i bëjmë 61 deputetë pa BDI”, deklraoi Taravari.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, tha dje në një intervistë për Kanal 5 se ata nuk do të ishin pjesë e një qeverie që përfshin BDI-në, por tha se ata nuk mund të hyjnë në negociata pa partnerin e tyre të koalicionit, Aleanca për Shqiptarët.