Tuesday, July 1, 2025
Nabizi KFC Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaBill Gates ndan 150 milion dollarë që vaksina kundër Covid-19 të shkojë...

Bill Gates ndan 150 milion dollarë që vaksina kundër Covid-19 të shkojë dhe për të varfërit

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates bëri me dije se së bashku me fondacionin e tij ka menduar të shpenzojë 150 milionë dollarë për të mundësuar shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit, (kur ajo të jetë gati), edhe për fashat më të varfra të popullsisë

Në veçanti fondacioni Gates do të paguajë institutin “Serum”, që njihet si prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, që të përgatisë 100 milionë doza me një kosto prej 3 dollarësh.

I angazhuar që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit në kërkimin për vaksinën, Gates e prezantoi qëllimin e tij përgjatë një intervistë në “Bloomberg” duke nënvizuar se pandemia mund të jetë shkatërruese për shumë vende të varfra që nuk kanë akses te kurat apo vaksina, kur të jenë gati.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments